Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë ambasadori Orav takon Trendafilovën, siguron mbështetje për Gjykatën në Hagë

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav është takuar me kryetaren e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Orav ka thënë se gjatë takimit ka theksuar rolin e kësaj gjykate dhe ka siguruar mbështetjen evropiane.

“Unë e pranova rolin themelor të Dhomave të Specializuara dhe e theksova këtë. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në koordinim me EULEX-in, do të vazhdojë të mbështesë mandatin e saj”, ka shkruar ai në X.