Barbano takohet me Kurtin, ripotencohet mbështetja në rrugën drejt BE-së

Shefi i zyrës së EULEX në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se në takim me kryeministrin Albin Kurti, ka rikonfirmuar mbështetjen institucionale ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se do të vazhdojë t’a mbështesë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Në një diskutim bindës dhe të gjerë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, rikonfirmova përkushtimin e EULEX-it për të mbështetur institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut, në rrugën e tyre drejt BE-së përmes monitorimit të saj të fuqishëm, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve”, ka shkruar Barbano në X.