Rezultuan me tuberkuloz, asgjësohen gjashtë gjedhe

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se i ka asgjësuar gjashtë krerë gjedhe.

Kjo për shkak se sipas matjeve kishin rezultuar pozitivë në sëmundjen e tuberkulozit.

Sipas AUV-it, kafshët ishin gjetur në komunën e Vitisë, konkretisht në fshatrat Lubishtë dhe Beguncë.

“Duke u bazuar në Ligjin e Veterinarisë dhe udhëzimin Administrativ për luftimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes se tuberkulozit, brucelozës dhe leukozës tek gjedhi. Komisioni profesional ka nxjerr vendim për asgjësimin e menjëhershëm të kafshëve për të penguar përhapjen e sëmundjes”, thuhet në njoftim.