Helen Flanagan zbulon se dëshiron të martohet me të dashurin Robbie Talbot, pas nëntë muajsh lidhje
Helen Flanagan ka zbuluar se dëshiron të lidhë kurorë me të dashurin Robbie Talbot.
Aktorja 33-vjeçare ka nëntë muaj që është në lidhje me ish-futbollistin 43-vjeçar, por tashmë ata po bëjnë plane të mëdha për të ardhmen.
Duke folur në intervistën e tyre të parë të përbashkët, Helen e cila më parë ishte e fejuar me Scott Sinclair për katër vjet – tha për revistën “OK!”: “Unë ende ëndërroj për një martesë të madhe”, shkruan DailyMail.
“Dua fustanin, ditën e madhe, të gjitha. Unë patjetër dua të martohem.”
Ndërkohë, Robbie i cili ka qenë i martuar më parë dhe ka dy fëmijë zbuloi se ishte ‘i hapur’ ndaj idesë për t’u martuar përsëri dhe për të pasur më shumë fëmijë.
“Ka një diferencë moshe 10-vjeçare mes nesh, por nuk do ta përjashtoja”, shpjegoi Robbie. “Jo tani, ndoshta në të ardhmen.”
Helen ka edhe fëmijët e saj, Matildën, nëntë vjeç, Delilah, gjashtë vjeç dhe djalin Charlie, tre vjeç, të cilët i ndan me ish-futbollistin Scott.
Ish- ylli i Coronation Street u prit me reagime kur rrëfeu se kishte tashmë një të dashur sekret, Robbie, jashtë spektaklit. /telegrafi