MINT-i lanson skemën e granteve për inovacion, vlera 1.9 milion euro
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka lansuar skemën e granteve për inovacion, që ka për qëllim mbështetjen e bizneseve start-up dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) me koncepte inovative.
Ministrja Rozeta Hajdari tha se shuma totale e këtij programi është 1.9 milion euro dhe ndahet në dy lote.
“Skema totale e granteve për inovacion është 1.9 milion euro dhe ndahet në dy lote. Loti i parë ka të bëjë me mbështetje deri në 40 mijë euro, ndërsa loti i dytë deri në 15 mijë euro. Me këtë synojmë hapjen e vendeve të punës dhe rritjen e eksportit”, tha Hajdari.