Ushtarët amerikanë me pika kontrolli në Leposaviq, KFOR-i: Përpjekje për të garantuar mjedis të sigurt
Ushtarët amerikanë nga komanda rajonale “Lindje” e KFOR-it kanë kryer disa kontrolle të automjeteve në komunën e Leposaviqit, njoftoi sot misioni paqeruajtës i NATO-s.
Këto kontrolle KFOR-i i quan përpjekje si pjesë e misionit “për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.
KFOR-i thekson, si zakonisht, se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.