Ushtria izraelite shfaq pamje të reja të sulmit të Hamasit, gjatë 7 tetorit të vitit të kaluar
Presidenti i Izraelit me rastin e njëvjetorit të masakrës së 7 tetorit ka dalë me një deklaratë prekëse, ndërsa IDF-ja publikoi pamjet e reja të sulmeve një vit më parë.
“Ka kaluar një vit që kur jeta u ndal, qiejt u errësuan dhe të gjithë ne dëshmuam mizorinë monstruoze të armikut që kërkonte të sillte shkatërrim mbi popullin hebre, shtetin e Izraelit dhe shoqërinë izraelite”, presidenti Isaac Herzog tha në përvjetorin e mizorive të kryera nga Hamasi.
“Të gjithë jemi ende në dhimbje dhe kërkojmë të krijojmë hapësirë ëpër zi kombëtare, për lotët për fatkeqësinë e tmerrshme që na goditi”, tha ai ndër të tjera në një deklaratë, transmeton telegrafi.
Në anën tjetër, IDF-ja publikoi pamje të sulmeve të papara më herët, duke treguar ushtarët izraelitë duke luftuar kundër militantëve të Hamasit në Kibbutz Re’im në mëngjesin e sulmit.
Videoja tregon një civil që trajton një ushtar të plagosur, si dhe një luftëtar të Hamasit që gjuan dronin duke filmuar nga lart.
Ndërsa disa ushtarë mund të shihen duke vrapuar rreth kibucit gjatë sulmit terrorist – i cili la 1200 izraelitë të vdekur – të tjerët u filmuan të shtrirë në tokë pa lëvizur.