Foda: Vendimi për përjashtimin e lojtarëve është marrë bashkërisht me FFK-në

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, tha se përjashtimi i tre lojtarëve para ndeshjes kundër Qipros është marrë bashkërisht me Federatën.

Në konferencën për medie në prag të grumbullimit për dy ndeshjet e tetorit kundër Lituanisë dhe Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve, Foda ka thënë se për t’u kualifikuar nevojitet vetëm rezultat pozitiv në dy ndeshjet e nëntorit.

“Versioni origjinal është se këtë vendim e kemi marrë bashkërisht me FFK-në, sepse ata kanë thyer rregullat në prag të ndeshjes”, u shpreh Foda, teksa tha se nëse “duam të kualifikohemi, duhet t’i fitojmë të dyja ndeshjet”.

“Lituania ka cilësi të mira, ka luajtur mirë kundër Rumanisë dhe për neve është mirë ta marrim vetëbesimin që e kishim kundër Qipros dhe ta transferojmë kundër Lituanisë, por e rëndësishme është se edhe nëse kemi kundërsulme duhet të kthehemi në defanziv”. /eo