Tahiri: Kush e kritikon Kurtin, ai e quan si të paguar të Serbisë ose të opozitës

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, u shpreh se kryeministri Albin Kurti dëshiron t’u mbysë zërat kritikë vetëm për një arsye.

Sipas tij, kjo arsye është se Kurti nuk do të diskutohet për punën e tij.

“Zërat kritikues zoti Kurti mundohet t’i mbytë për një arsye të vetme, nuk i konvenon të diskutohet për punën e tij, rreth qeverisjes së tij. Ata njerëz që e kritikojnë ai i bën ose si të Serbisë, pra paguhen nga Serbia ose nga opozita”, tha Tahiri.