Kryesia vendos për seancë të re, diskutohet për raportet me SHBA-në dhe emigrimin e qytetarëve

Kryesia e Kuvendin ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku në rend dite ishin pikat e papërfunduara nga seanca e datës 28 mars, seanca e datës 24 maj, si dhe seancat e mbajtura me 12 dhe 26 shtator.

Në mbledhje është diskutuar votimin për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

Gjithashtu edhe shqyrtimi i Projektdeklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu edhe Shqyrtimi i Projektrezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës.