“Bëma djalin noter”: Gruda e quan skandaloze deklaratën e Haxhiut
“Edhe te ne janë përpjekë me na thanë, këqyr boma djalin noter, këqyre na kanë ardhme dosje në zyre, ne i kemi thënë largohuni sepse nuk është mënyra se si funksionojmë kështu”, deklaroi ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në panelin e Lëvizjes Vetëvendosje për drejtësi.
Lidhur me këtë, Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës thotë se është skandaloze se si ministrja “nuk e kupton detyrimin e saj ligjor për të raportuar në prokurori raste të shkeljeve të tilla”.
Postimi i plotë:
Në panelin për drejtësi të LVV-së, Ministrja e Drejtësisë paska deklaruar:
“Edhe te ne janë përpjekur të na thonë: ‘Shiko, ma bëj djalin noter’. Kanë ardhur me dosje në zyrë, dhe ne u kemi thënë të largohen sepse nuk funksionojmë kështu”.
Skandaloze! Ministrja Haxhiu nuk i ka raportuar këto raste në prokurori, duke treguar qartë se nuk e kupton detyrimin e saj ligjor për të adresuar shkelje të tilla.
Kur ajo nuk arrin të kuptojë një detyrim kaq elementar, si mund të presim që të udhëheqë suksesshëm reformat në sistemin e drejtësisë?