Dëme të mëdha nga përmbytjet në Vlorë, primare pastrimi i shkollave

Situata vijon të jetë problematike në lagjen “Karabash“ në Vlorë, e cila u përball me vërshime të ujit, baltës dhe inerteve për shkak të dëmtimit të kanalit të ujërave të bardha.

”Aq dëm i madh që është bërë. Kanë ikur mobilet, i mori rrjedha”, shprehet një banor, transmeton klankosova.tv.

”Kanali është problemi, është i uzurpuar edhe me banesa mbi të”, u shpreh një tjetër.

Kryetari i Vlorës, Ermal Dredha tha se këtë të diel, puna është përqendruar tek largimi i ujit nga garazhet, shkollat, kopshtet dhe çerdhet, në mënyrë që e hëna t’i gjejë në funksionalitet të plotë.

”Nesër fillon shkolla dhe kemi filluar që në 6 të mëngjesit për të pastruar shkollat dhe kopshtet. Po ecet me ritme goxha të mira. Akset rrugore që kanë mbetjet e baltës pasi është tërhequr uji po pastrohen”, theksoi ai.

Ai sipas rtsh-s, shtoi tutje se do të vijojnë të jenë në terren deri në rikthimin në normalitet dhe për t’u siguruar që ata marrin mbështetjen financiare të nevojshme.

”Po hymë në çdo shtëpi që është prekur për të parë problematikat dhe më pas për të marrë masat konkrete me dëmshpërblim”, deklaroi kryebashkiaku.

Situata e krijuar erdhi për shkak të reshjeve përtej parashikimeve 180 mm/s për dy orë gjatë pasdites së të shtunës.

Në ndihmë të Vlorës ishin dhe efektivë dhe mjete nga Ministria e Mbrojtjes, dhe komunat Shkodër, Tiranë, Durrës, Berat dhe Fier.