Robert Berisha pozon krah të dashurës: Nuk plakem veç me ty o shpirt
Muzikanti dhe moderatori i njohur, Robert Berisha, ka kohë që ka bërë publike lidhjen e tij.
Ai tashmë dihet se po shijon një romancë dashurie me një bukuroshe nga Mali i Zi, Ana Skrel, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, distanca nuk është një pengesë në marrëdhënien e tyre meqë janë bashkë për një kohë.
E së fundmi ka qenë këngëtari ai që ka ndarë një tjetër imazh krah Skel, duke i bërë dhe një dedikim.
“Robi nuk plaket veç me ty o shpirt”, ka shkruar ai.
Të njëjtit gjithashtu kanë një diferencë të madhe në moshë, pasi Ana është 20 vjet më e re se ai.
Pavarësisht të gjithave, ata e kanë dëshmuar dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin. /telegrafi