Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet
Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ushqimin që u servohet pjesëtarëve të FSK-së.
Ramadani përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se më këtë ushqyerje të ushtrisë sonë, vetëm armiku gëzohet.
Postimi i plotë:
Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet.
Ushtarët nuk janë lypsarë, ata janë krenaria e shtetit tonë.
Ju edhe mund të harxhoni para në Hotelin me 5 yje për aktivitete partiake si pasanikët më të mëdhenj, por ky ushqim i tmerrshëm për ushtarët është mallkim për sigurinë e shtetit tonë.
Tash, jepjani një fjalim të zjarrtë patriotik e sakrifikues nga Hoteli me 5 YJE këtyre ushtarëve të kequshqyer.