Aksident mes dy veturave në Caralevë, dy të lënduar

Dy të lënduar kanë mbetur pas një aksidenti të ndodhur në mes të dy veturave në Caralevë.

Rastin e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 06.10.2024 , rreth orës 14:30 është aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Bytyqi.

Policia ka nisur hetimin rreth zbardhjes së aksidentit .