Krasniqi: Vdekja tragjike të tre të rinjve në Liqenin e Badocit na tronditi, jemi pranë familjeve të tyre

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të tre të rinjve që ranë mbrëmë me veturë në liqenin e Badocit.

Krasniqi shprehu ngushëllime për familjarët e tre të rinjve, të cilëve ua përmendi emrat.

“Lajmi tragjik për humbjen e jetës së tre të rinjve, mbrëmë në një aksident të rëndë pasi që vetura e tyre ra në liqenin e Badocit, na ka tronditur të gjithëve”, shkroi ai.

“Në këto momente të dhembjes së madhe, jemi pranë familjeve dhe miqve të Rifatit, Arditit dhe Shpatit. Ngushëllimet më të thella të gjithëve!”, shtoi Krasniqi.