Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”: Dhjetë të lënduarit lirohen në shtëpi
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të autostradës në Prizren.
Në këtë aksident të përfshirë ishin një veturë dhe një minibus, me ç’rast ky i fundit u rrokullis.
Si pasojë dhjetë persona kërkuan ndihmë mjekësor, por, fatmirësisht asnjë nga ta nuk kishte lëndime të rënda.
Daut Hoxha, zëdhënës i policisë tha se pas trajtimit mjekësor dhjetë të aksidentuarit janë liruar për në shtëpi.