Pa gola në derbin mes Llapit dhe Ballkanit

Ka përfunduar edhe ndeshja e dytë e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Derbi i luajtur me kampionit dhe nënkampionit në fuqi përfundoi pa gola.

Takimi i luajtur në “Zahir Pajaziti” në Podujevë nuk prodhoi gola e as fitues, me shumë pak raste të mira shënimi përgjatë 90 minutave.

Llapi me këtë barazim mbetet i treti në tabelë me 14 pikë, aq sa ka edhe Ballkani një pozitë më lartë.

Xhiroja e ardhshme, e nënta, në Superligën e Kosovës zhvillohet pas pauzës së kombëtareve.