Abdixhiku: Thellësisht i pikëlluar nga ngjarja tragjike në liqenin e Badocit

Për aksidentin tragjik në Liqenin e Badocit, ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku shpreh dhimbjen e tij dhe bashkëndjen me familjarët e të rinjve që humbën jetën në liqenin e Badocit.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga ngjarja tragjike që ndodhi mbrëmë në liqenin e Badocit. Bashkëndjej me familjet e të rinjve që humbën jetën në këtë aksident. Nuk ka fjalë për të lehtësuar dhimbjen e tyre dhe asnjë ngushëllim që mund të mbushë boshllëkun që ata ndjejnë tani”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai u shpreh se sot qëndrojmë me familjet dhe lutemi të gjejnë forcë në këto momente të rënda, ndërsa të rinjtë që i humbëm le të pushojnë në paqe.