Vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Bosnje

Autoritetet në Bosnje e Hercegovinë më 6 tetor po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, por edhe të pastrimit të rrënojave. Reshjet e shiut të enjten dhe të premten shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje të dheut në Bosnje, duke lënë të vdekur të paktën 18 persona.

Edhe të paktën 10 persona konsiderohen të zhdukur. Për shkak të situatës së rënduar, shtete të Bashkimit Evropian, por edhe shtete fqinje i kanë dalë në ndihmë Bosnjës, shkruan REL.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë personat e zhdukur pas vërshimeve dhe rrëshqitjeve vdekjeprurëse të dheut në Bosnjë e Hercegovinë.

Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe të paktën 10 të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Një burrë i mbuluar nga balta ndihmon në gjetjen e të zhdukurve në Bosnje më 5 tetor 2024.

Makina të zhytura në baltë e shtëpi të shkatërruara në Donja Jabllanicë të Bosnjës. Ky fshat është ndër më të goditurit nga fatkeqësia natyrore.

Ekipet e shpëtimit më 5 tetor duke kërkuar për të zhdukur në jug të Bosnjës.

Për shkak të situatës së rëndë, autoritetet në Bosnjë kanë kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian.

Bosnjë e Hercegovina u përball me reshje shiu dhe rrëshqitje të dheut të enjten dhe të premten.

Një ushtar në Bosnje duke inspektuar një shtëpi të shkatërruar nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Jabllanicë më 5 tetor 2024.

Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkatërruar rrugë dhe ura në Bosnje.

Banorët lokalë pastrojnë rrënojat nga një shtëpi në jug të Bosnjës më 5 tetor 2024.

Një person shikon dëmet e shkaktuara nga fatkeqësia natyrore.

Një shpëtimtar kërkon për të mbijetuar në Donja Jabllanicë të Bosnjës më 5 tetor 2024.

Pamje nga droni në Donja Jabllanicë më 6 tetor 2024.

Pamje nga lart e dëmeve të shkaktuara në Donja Jabllanicë më 5 tetor 2024.

Vërshimet kanë dëmtuar rrugë dhe ura, sikurse dëmet që shihen në rrugën magjistrale Sarajevë-Mostar, që kalon përmes Jabllanicës.