Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas aksidentit tragjik në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku humbjen jetën tre persona.

Rama përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në liqenin e Badocit.

“Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se janë me familjet e viktimave në këtë moment të vëshitrë.

“Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë”, ka deklaruar Rama.

Ndryshe Policia e Kosovës ka konfirmuar se një aksident që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, tre persona kanë humbur jetën.

““Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës.