Arbër Selmani, fitues i edicionit të parë të festivalit “Respoetica”
Juria e përbërë nga Agim Morina, Entela Tabaku dhe Shqiptar Oseku, shqyrtoi poezitë e pjesëmarrësve në edicionin e parë të festivalit Respoetica.
Si fitues të konkursit juria përzgjodhi njëzëri poezinë “Dimitrij më la” të poetit, Arbër Selmani, për risimtari në qasje dhe për një gjuhë me fuqi shprehëse që kap shumanshmërinë e dramës njerëzore.
Poezia u interpretua nga aktori, Xhevdet Doda.
Juria ka përmendë për cilësi letrare edhe poezitë:
Rrenë asht molla e Adamit
Vjeshta po vjen
Sytë e dritares
Non-Negotiable
Metamorfozë
Edicioni i 1-rë i Festivalit të Poezisë ‘Respoetica’ mbështetet nga Ministria e Kulturës, Komuna e Prizrenit dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren dhe gazeta online për art dhe kulturë.