Vdesin tre persona, vetura bie në liqenin e Badocit
Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Gjilan.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në liqenin e Badocit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajoni e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar këtë për Zeri.info, duke bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, përderisa ka theksuar se vdekjen e viktimave e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka treguar Ahmeti.
Tutje, Ahmeti ka bërë të ditur se, aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku. /Zëri