Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Një rast grabitje ka ndodhur të shtunën rreth orës 03:30 në rrugën “27 Nëntori” në Prishtinë.

Dy persona të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e thikës ia kanë grabitur viktimës mashkull kosovar 100 € para të gatshme.

Grabitja u krye derisa viktima kishte qenë duke punuar për një kompani taksi.

Rasti është duke u hetuar.