Zgjedhjet në SHBA, Serweri propozime “administratës teknike” amerikane rreth Kosovës e Serbisë
“Jemi duke hyrë në fazën përfundimtare para zgjedhjeve në SHBA. Kjo do të thotë një periudhë teknike (lame duck), për pjesët me prioritet më të ulët të botës si Ballkani deri më 20 janar. As Kamala Harris dhe as Donald Trump nuk ka gjasa të thonë asgjë për rajonin përpara 5 nëntorit. Edhe pas Ditës së Inaugurimit do të kalojë pak kohë përpara se administrata e re të fokusohet në Ballkan”
Kështu shkruan në një shkrim të gjatë në faqen e tij, profesori amerikan Daniel Serëer i cili thotë se pikëpamjet e Harris për Ballkanin nuk janë të njohura.
“Mund t’i parashikojmë pikëpamjet e tyre Pikëpamjet e Harris-it për Ballkanin janë të panjohura. Por ajo ka kaluar një karrierë duke ndjekur penalisht kriminelët dhe duke mbrojtur të drejtat e barabarta. Kjo me gjasë tregon diçka për qëndrimin e saj ndaj korrupsionit dhe etnonacionalizmit. Trump është një supremacist i bardhë i korruptuar që tentoi të ndante Kosovën ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë. Nëse zgjidhet, ai pa dyshim do të fuqizojë Ric Grenell-in ose një doppelganger të tij për të tentuar sërish në Kosovë dhe Bosnjë. Serbia ka ndikim mbi Trump. Jared Kushner ka kërkuar mundësi investimi atje”, shkroi Serwer.
Sipas tij, anipse është periudha me administratë teknike ‘lame duck’, njerëzit në Departamentit të Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë duhet t’i korigjojnë gabimet e tre viteve të fundit, që sipas tij kanë prodhuar kryesisht dështime diplomatike në Ballkan.
Serwer e vlerëson të gabueshëm fokusimin e administratës së Joe Biden për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai thotë se administrata Biden i largoi kosovarët dhe boshnjakët, miqtë më të mirë të Amerikës në rajon.
“Në Bosnjë, administrate Biden përpiqej me të drejtë të dobësonte politikanët etnonacionalistë, por kryesisht pati sukses me boshnjakët. Këto prioritete dënuan politikat e Biden-it për Ballkanin me dështim strategjik”, tha ai.
Tutje, profesori amerikan ka sugjeruar disa ide për të korigjuar sipas tij gabimet që janë bërë nga kjo administratë. Sipas tij, këto ide do të rrisin funksionalitetin e qeverisjes në Kosovë ende të brishtë, si dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Idetë e tij:
Konsultohuni me Kryeministrin e Kosovës, Kurti, për një plan të përbashkët për të përcaktuar përtej çdo dyshimi sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit të tij. Kjo duhet të përfshijë ndalimin e intimidimit nga Beogradi ndaj serbëve që i bashkohen institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe njohje më të gjerë ndërkombëtare.
Adoptimi i qëndrimit zyrtar të SHBA-së për mbështetje të kushtëzuar për një Asociacion joparlamentar të Komunave me Shumicë Serbe. Vetë komunat duhet të formojnë këtë Asociacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Kushtet duhet të përfshijnë përmbushjen nga Beogradi të detyrimeve të tij sipas marrëveshjes në të cilën Prishtina ra dakord për Asociacionin.
T’i thuhet publikisht Beogradit se duhet të japë llogari për keqpërdorimet e qeverisë serbe vitin e kaluar. Kjo përfshin rrëmbimin e policëve të Kosovës, trazirat kundër KFOR-it dhe komplotin terrorist në Banjska.
Të ndalojë fyerjet ndaj ambientalistëve serbë që kundërshtojnë impiantin e litiumit të Rio Tinto-s.
Të fillojë kritikimin publik të korrupsionit dhe autokracisë në rritje në Beograd.
Të ndalojë ndërhyrjen e Përfaqësuesit të Lartë të Bosnjës për të anuluar vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në rastin Kovacevic.
Vendimi i GJEDNJ-së premton një hap të madh në reduktimin e kontrollit etnonacionalist mbi institucionet shtetërore në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Të zhvillohen akuza penale në SHBA ndaj përkrahësve kryesorë serbë dhe kroatë (Milorad Dodik dhe Dragan Covic) të ndarjes etnonacionaliste në Bosnjë.
Sipas tij, këto janë detyra të mëdha, por dështimi i përpjekjeve diplomatike të gabuara të SHBA-së dhe BE-së gjatë tre viteve të fundit sugjeron se nevojitet një kthesë dramatike.
“Rezistenca do të jetë e fortë Presidenti i Serbisë, Vuçiq, është i përkushtuar ndaj qëllimit të “botës serbe” për të qeverisur serbët në vendet fqinje. Ai ka pasur sukses në Mal të Zi. Qeveria në Podgoricë është nën ndikimin e Serbisë”, tha ai.
Profesori amerikan thotë se në Bosnjë dhe Kosovë, vetëm ndarja de facto mund të sjellë sukses për Serbinë.
Ai thekson se Beogradi është në rrezik të bjerë nën ndikimin e Rusisë dhe Kinës. SHBA duhet ta kundërshtojë atë ndikim.
“Ja rezultati: Amerikanët do të jenë shumë më efektivë në të gjitha këto nëse BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar veprojnë në sinkron. Mbretëria e Bashkuar ndoshta do të ndjekë një udhëheqje të fortë të SHBA-së. BE-ja mund të mos ndjekë menjëherë. Kjo krijon një detyrë tjetër për periudhën “lame duck”: të marrin Brukselin në bord”, tha ai. /express