Aksident zingjiror në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, policia jep detaje
Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri vetura.
Si pasojë e aksidentit zingjiror tre persona kanë kërkuar tretman mjekësorë, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësorë dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe sipas informative lëndimet janë të lehta”, tha ai.
Njësitet policore janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit.