Arsenali fiton me përmbysje ndaj Southamptonit
Arsenali ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë.
“Topçinjtë” triumfuan 3:1 në shtëpi ndaj Southampton, në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit anglez.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, teksa në pjesën e dytë, Southampton kaloi në epërsi nëpërmjet Archer në minutën e 55-të.
Por, vetëm tre minuta zgjati gëzimi i tyre, pasi që Havertz barazoi shifrat pas asistit nga Saka.
Ishte ky i fundit që asistoi edhe në golin e dytë për Gabriel Martinellin në minutnë e 68-të.
E 20 minuta më vonë, Saka shënoi vet gol pas dy asistove për 3:1.
Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e tretë, aq sa ka edhe City një pozitë më lart dhe një më pak se Liverpooli që prin.
Në anën tjetër, Southampton mbetet i parafundit në renditje me një pikë pas shtatë ndeshjeve.