Abdixhiku i vendosur: Do krijoj punë të mira, paga të dinjitetshme, arsim cilësor e kujdes shëndetësor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se është i vendosur punë të mira, paga të dinjitetshme, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor.

Kështu u shpreh ai pasi vizitoi fshatin Ngucat mbrëmë vonë.

“Mbrëmë isha në fshatin Ngucat dhe takova njerëz të mrekullueshëm e me zemër të madhe. Përballjet e tyre të përditshme duhet të jenë brengat tona! Bashkë me ta, dhe të tjerë plot nëpër Kosovë, mund ta bëjmë shtetin tonë një vend të jetueshëm e të begatshëm, ku familjet kosovare qëndrojnë dhe bëjnë të ardhmen që vërtetë e meritojnë!”, shkroi ai.