Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 15:00 në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar Ilmi Prekazi nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

Prekazi tha se incidenti me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur një 38-vjeçar ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti” në jug të Mitrovicës.

“I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Sipas informacioneve ai është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit”, tha Prekazi

Sipas tij, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimi e të dyshuarit për kryerjen e veprës. /telegrafi