Mbyllen pjesët e para: Drita - Gjilani baras, në avantazh Prishtina ndaj Feronikelit ‘74
Ka përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Drita dhe Gjilani po luajnë baras me rezultat 1-1 në derbin e Anamoravës.
Golin për Dritën arriti ta shënojë Arb Manaj në minutën e 35-të, kurse Gjilani barazoi përmes Armend Thaqit.
Në anën tjetër edhe Prishtina është duke udhëhequr ndaj Feronikelit ’74 me rezultat 1-0. /Zëri