Jo aksident, por rrahje, Policia jep detaje për rastin te “Xhamia e Llapit” ku u arrestuan katër persona

Disa media kanë raportuar sot për një aksident tek “Xhamia e Llapit” në Prishtinë, duke aluduar se është goditur një karrocë fëmijësh.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se në këtë rast nuk bëhet fjalë për aksident, por për rrahje mes disa personave.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se dy persona janë lënduar e katër janë arrestuar.

“Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Ilir Konushevci, në Prishtinë ku janë lënduar dy persona.Lidhur me këtë rast janë deri tani janë shoqëruar në stacion policor katër persona (një nga ta në cilësinë e dëshmitarit)”, ka thënë Ahmeti për “Zërin”.

Ajo shtoi se policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale. /Zëri