Një person kërcënohet në motelin e tij
Një pronar i një moteli në Prishtinë është kërcënuar me thikë nga një i dyshuar.
Policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, transmeton Zeri.info.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte në pronën e tij (motel) kishte hyrë i dyshuari mashkull kosovar dhe e kishte kanosur me një armë të ftohtë (thikë). I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri