Shahini për CEFTA: Kosova duhet ta respektojë marrëveshjen e jo të tregohet kokëfortë, përjashtimi ka kosto një miliard euro
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka deklaruar se Kosova duhet të respektojë marrëveshjen e CEFTA-së dhe jo të tregohet kokëfortë “pa fuqi ekonomike dhe politike në Ballkan”.
Shahini ka thënë se Kosova duhet të jetë e dëgjueshme sepse sipas tij, kjo ndihmon në mundësinë e integrimit dhe zhvillimit ekonomik.
“Realisht shteti gjerman është një nga shtetet më të fuqishme në Evropë dhe është duke kërkuar nga Kosova që të respekton marrëveshjet ndërkombëtare siç është CEFTA e cila Kosovës i ndihmon shumë në aspektin e lirimit nga taksat e importit dhe eksportit dhe është shtete e Ballkanit Perëndimor e përfshirë të gjithë aty. Ne e vlerësojmë që Procesi i Berlinit është një nga mundësitë e mëdha të cilat i hap Kosovës mundësi të qarkullimit të lirë të mallit të kapitalit të investimit, të harmonizimit të politikave për zhvillim dhe integrim prandaj Kosova duhet të ketë parasysh kërkesat e miqve ndërkombëtarë që të jetë e dëgjueshme dhe jo të paraqitet kokëfortë pa fuqi ekonomike dhe politike në Ballkan”, ka thënë Shahini.
Ai potencoi se nëse Kosovës i ofrohen një garancion që të jetë në CEFTA pa fusnotë, do të jetë në të mirën e vendit.
“Nëse Kosovës i ofron një garancion që Kosova do të jetë në CEFTA pa fusnotë, kjo është një integrim më lartë. Nëse Kosovës do t’i garantohet në një afat të shkurtër do të jetë qarkullimi i lirë të qytetarëve të Kosovës në Bosnje dhe anasjelltas dhe që kanë obligim të dy palët që të respektojnë Procesin e Berlinit, kjo do të ishte mirë që Kosova do të bënte një hap pozitiv në drejtim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave”, ka potencuar ai.
Sipas tij, nëse vendi ynë përjashtohet nga Procesi i Berlinit humb rreth 1 miliard euro, dhe Kosova do të kthehet 10 vite mbrapa. Vlerëson se bllokada ndaj produkteve serbe është e pavlerë pasi sipas tij shkëmbimi tregtar me këtë shtet është mbi 250 milionë euro.
“Ne nëse do të përjashtohemi nga Procesi i Berlinit, humbjet për Kosovën do të jenë rreth 1 miliardë euro, humbjet politike do të jenë të pa imagjinueshme, ato diplomatike dhe integruese do të kthen Kosovën 10 vite prapa. Prandaj Kosova duhet të ketë kujdes në veprimet e veta. Ne nga Serbia në vitin 2023 kur Kosova ka pasur tërë vitin me bllokadë, ne prapë se prapë kemi pasur shkëmbime tregtare mbi 250 milionë euro, ne jemi duke ngulitur këmbë për një import të produkteve të Serbisë mbi 100 milionë euro, kurse pjesën tjetër jemi duke importuar prandaj nuk ia vlen që për një pakicë të humbim shumicën. Mbi 127 milionë euro Kosova ka përfitime nga vendet e CEFTA-s në shkëmbime tregtare në nivel vjetor, këto nuk duhet të humben por Kosova deri këtu kanë ardhur me partnerët tanë ndërkombëtarë por duhet të ec me ta dhe duhet të integrohemi dhe integrimet shpesh nuk janë të lehta janë të vështirësuar por vetëm janë më vështirë, me miqtë ndërkombëtarë janë më të lehta. Qeveria e Kosovës duhet të jetë më e kujdesshme këtu”, theksoi ai.
Kreu i AKB-së ka theksuar se edhe heqja e bllokadës nuk do të kishte aq ndikim të madh, “pasi produktet serbe janë zëvendësuar me ato vendore”. Ka thënë se kërkesa për konsum të produkteve vendëse do të vazhdojë edhe më tutje.
“Vlerat që ne i importojnë janë bukur të larta edhe tani, ndikimi i heqjes së taksës apo të bllokadës të produkteve serbe do të jetë jo i madh për shkak se ato janë zëvendësuar tashme me produktet vendore. Prandaj është vështirë që ato të kthehen në treg në një afat të shkurtër kohor siç kanë qenë. Ne jemi duke ngulitur këmbë për pak me humb shumë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ne do t’i ftojmë qytetarët që të konsumojnë prodhuar vendi është e rëndësishme ne jemi pranë organizimeve të javëve të biznesit kosovar 2024, që kanë për qëllim promovimin e prodhimit vendor, rritjen e vetëdijes konsumuese dhe rritjen e zhvillimit ekonomik vendor. Qytetarët janë ata që vendosin dhe bëjë ftesë që të konsumojnë prodhime të vendit dhe kjo do të ndikojë në rritjen e ekonomisë”, theksoi ai.
Ndryshe, dhjetë vite më parë Qeveria gjermane formojë Procesin e Berlinit për të përshpejtuar afrimin e rajonit me BE-në dhe për të përmirësuar bashkëpunimin midis shteteve.