Arrestohet në Aeroport shtetasi turk, dyshohet se kishte pasaporta franceze të falsifikuar
Një shtetas i Turqisë është arrestuar të premten në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Policia tek ai ka gjetur dy pasaporta franceze që dyshohet të jenë të falsifikuara, transmeton Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që tek i njëjti janë gjetur dy pasaporta franceze që dyshohet të jenë të falsifikuara. Pasaportat janë konfiskuar , ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Zëri