Vdes një grua në Shtërpcë, Policia po heton rastin

Një rast i vdekjes së një gruaje është duke u hetuar nga Policia në Shtërpcë.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ku edhe ka ndërruar jetë, transmeton Zeri.info.

“ Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor ku dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri