Biden: Nuk e di nëse Netanyahu po mundohet të ndikojë në zgjedhjet e SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u pyet të premten për mundësinë e një marrëveshjeje diplomatike të bashkuar për të ndalur konfliktin në Lindjen e Mesme përpara zgjedhjeve presidenciale në nëntor.
Ai u shpreh se asnjë administratë nuk e ka ndihmuar Izraelin më shumë se ai.
“Asnjë administratë nuk e ka ndihmuar Izraelin më shumë se unë,” tha Bideni.
Po ashtu, Biden thotë se nuk e di nëse kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu po mundohet të ndikojë në zgjedhjet e ShBA-së.
“Asnjë, asnjë, asnjë. Dhe unë mendoj se Bibi duhet ta mbajë mend këtë. Dhe nëse ai po përpiqet të ndikojë në zgjedhje, nuk e di, por nuk po llogaris në këtë”, shkruan AP.