Shqipëria hap ambasadën e saj në Ukrainë

Ernal Filo ambasador i Shqipërisë në Ukrainë dhe zëvendësministri e Punëve të Jashtme i Ukrainës, Yevhen Perebyinis

Shqipëria ka hapur zyrtarisht ambasadën e saj në Ukrainë.

Ernal Filo ambasador i Shqipërisë në Ukrainë, paraditen e të premtes bëri prezantimin e kopjeve të kredencialeve me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Yevhen Perebyinis.

Ceremoninë kredenciale ambasadori Filo e komentoi si nisjen e një kapitulli te ri në karrierën e tij diplomatike, tashme si Ambasador i Shqipërisë në Ukrainë.

Shqipëria në Ukrainë ndër vite ishte prezente përmes një konsullate tashmë e shkatërruar prej sulmeve ruse. /tch