Zëdhënësja e Ujësjellësit Mjeku për rritjen e manganit në Liqenin e Badocit: Nuk ka vend për panik
Zëdhënësja e Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka bërë apel te qytetarët të mos kenë panik sa i përket rritjes së manganit në Liqenin e Badocit.
Ajo shton se ujin nuk duhet ta pinë, por mund të pastrohen me të pasi mangani nuk ndikon në lëkurë, njofton klankosova.
“Qytetarët i inkurajojmë që të marrin ujë për pije nga autobotët, dhe mos të blejnë ujë për pije sepse uji që ne e dërgojmë përmes autoboteve është i përshtatshëm për konsum”, tha Mjeku.
“Vlerat e manganit vazhdojnë të jenë të njëjta, por kjo ka ndodhur dhe viteve paraprake. Kjo nuk është shqetësuese, sepse ne zvogëlojmë prodhimin e ujit, për ta ruajtur sasinë e ujit”.
“Nuk ka vend për panik, ata ujë nuk duhet ta përdorin për pije dhe përgatitje të ushqimit, por mund ta përdorin për pastrim, pasi mangani nuk ndikon në lëkurë”, u shpreh Mjeku.