Mustafa: Qeveria Kurti i harroi qytetarët, kjo nuk do të ndodhë me qeverisjen e PDK-së

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa është përballur me ekspert të ekonomisë gjatë një debati ku është diskutuar rreth planit ekononomik të Partisë Demokratike të Kosovës.

Mustafa i cili është ekonomistë me profesion ka deklaruar se nuk ka qeveri më jotransparente se kjo e tanishmja e cila me grafikone e shifra të ndryshme është munduar ta paraqesin vendin se po përjeton një bom ekonomik, derisa realiteti është se ne jemi varfëruar.

“Gjatë këtyre katër vjetëve ka pasur një lojë me  numra nga qeveria aktuale, e njejta është munduar që ta portretizoi vendin se po përjeton një bom ekonomik, e duke ju referuar shifrave në rastin me të mirë mund rë themi se kemi një stagnim ekonomik derisa në shumë aspekte ekonomia ka degraduar. Nëse do të kishim bom ekonomik qytetarët do ta ndjenin atë por ka ndodhur e kundërta qytetarët më shumë se kurr e ka ndjerë pafuqinë e tyre ekonomike”, ka shtuar Mustafa.

Në anën tjetër Mustafa ka thënë se goditjen më të madhe qytetarët e kanë ndjeg nga paaftësia e qeverisë Kurti për tu përballur me inflacionin e lartë.

Sipas tij për këto vjet të qeverisjes Kurti shporta e qytetarëve është rritur në disa raste edhe përmbi 40% derisa e qeveria nuk ka marr asnjë vendim që tu dal në ndihmë qytetarëve.

“Pagat ka mbetur të njeta, qytetarët u goditën nga cmimet e larta. A është kujdesuar qeveria se si po ja dalin pensionistët, si po ja dalin rastet sociale, natyrisht se jo sepse nuk kemi pasur as rritje të pensioneve e as rritje të asistencës sociale. Kjo nuk do të ndodh me PDK, ne kemi plan konkret se si t’iu dalim krahë qytetarëve tane”, ka pohuar anëtari I kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa.

Mustafa ka përshkëruar gjendjen si shumë të rëndë edhe në infrastruktur, shëndetësi e arsim. /express