Osmani pas përmbytjeve në Bosnje: Qëndrojmë krah jush, gati të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse që prekën Bosnje dhe Hercegovinën këtë të premte.
Osmani përmes një postimi në platformën "X" ish-Twitter, tha se populli i Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës, teksa shprehu gatishmërinë për çdo ndihmë të nevojshme.
“Populli i Republikës së Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme”, shkroi Osmani.
Ndryshe së paku 15 njerëz kanë vdekur në Bosnje dhe Hercegovinë, si pasojë e përmbytjeve që e kanë kapluar vendin
Our hearts go out to the families in Bosnia and Herzegovina grieving the loss of loved ones following the devastating floods.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 4, 2024
The people of the Republic of Kosovo stand shoulder to shoulder with the people of Bosnia and Herzegovina during these difficult times, and we are ready…