Zuckerberg sapo ka zbuluar modelin e veturës që vozit

Themeluesi i Metas, Mark Zuckerberg, ka qenë në një përpjekje për të rehabilituar imazhin e tij së fundmi.

Pothuajse çdo gjë duket se po e ndihmon.

Ai ka një model të ri flokësh dhe tani ka zbuluar veturën që drejton.

Pasi Brian Scotto, bashkëthemeluesi i Hoonigan (RIP) e pyeti atë se çfarë veture vozit kryesisht, Zuckerberg u përgjigj: “Këto ditë Cadillac CT5-V Blackwing, por ndonjëherë edhe të tjerë”.