Kurti në Suharekë, e përurorn çerdhen “Fluturat”: Fëmijëve u shkëlqenin sytë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkuar për vizitë në Suharekë, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ata bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin, e përuruan çerdhen e re “Fluturat” në këtë komunë.

“Përsëri në Suharekë. Pas përurimit të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”, investim ky prej 3.8 milionë euro nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, sot ishim për përurimin e çerdhes së re “Fluturat”, investim prej mbi 742 mijë euro nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”.

“Na u mbushën zemrat plot nga fëmijët që u shkëlqenin sytë. Me një hapësirë prej 1800 m2, çerdhja mund të akomodojë deri në 160 parashkollorë”, shkroi Kurti.

Më tej, kreu i qeverisë tha se çerdhja ka një mjedis të këndshëm për shoqërim, edukim dhe zhvillim të gjeneratave të cilave, sipas tij, u takon e ardhmja.