Vdes njëri nga të aksidentuarit në autostradën “Ibrahim Rugova”
Si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka mbetur i vdekur një person.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi,ku sipas tij trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
“Lidhur me informatën e parë për aksidentin në autostradë, tashmë nga njësia policore është pranuar informata se, ekipi mjekësor ka konstatuar se një person i përfshirë në aksident është pa shenja jete”, tha Bajrami.