Plagoset me armë një grua në Prishtinë

Një grua është plagosur sot me armë zjarri në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 12:20, në rrugën “Mukadez Lika”, ku viktima është dërguar për trajtim mjekësor, raporton Zeri.info.

“Sot rreth orës 12:20 kemi marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Mukadeze Lika’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. E lënduara është dërguar për trajtim mjekësor”, konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Zëri