Vetaksident në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, kamioni bie në lumin Ibër

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë – Leposaviq.

Në këtë vetaksident është përfshirë një kamion, i cili është rrokullisur dhe ka rënë në lumin Ibër, raporton Zeri.info.

Policia ka konfirmuar se përpos dëmeve materiale, në këtë aksident tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut. /Zëri