Skandali i rezervave shtetërore, Prokuroria konfirmon se intervistoi Ridvan Muharremin

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dalë me njoftim, pas intervistimit të Ridvan Muharremit.

Nga kjo prokurori kanë bërë të ditur se Muharremi është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për një rast penal.

E kujtojmë se rasti në fjalë është skandali me rezervat shtetërore.

“Pas interesimit për të marrë informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Ridvan Muharremi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. I njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Ridvan Muharremi është pronar i kompanisë “Bukë e Zemër” dhe është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale në lidhje me çështjen e rezervave shtetërore.