77 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

77 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Nga këto 77 aksidente, 24 kanë përfunduar me të lënduar, ndërkaq 53 me dëme materiale.

Sipas statistikave të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 21 persona dhe 19 janë dërguar në mbajtje.