Edi Rama del nga spitali, pasi u operua një ditë më parë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka lënë sot ambientet e spitalit një ditë pas operacionit për “hernie inguinale” në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Rama ka dalë nga spitali jashtë vëmendjes së kamerave dhe është kthyer në banesë. Ndërhyrja zgjati dy orë dhe sipas mjekëve gjithçka ka shkuar mirë.
Operacioni iu besua pesë mjekëve, të njëjtët që kryen edhe operacionin në muajin prill, kur kreu i Qeverisë hoqi apendesitin.