Shpërthen një bombol gazi në një shtëpi në Prishtinë, lëndohet një person
Një bombol gazi ka shpërthyer dje në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Policia ka konfirmuar se si pasojë e shpërthimit, një person është lënduar, transemton Zeri.info.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke e montuar një bombole, e njëjta ka filluar të digjet dhe ka shpërthyer. Si pasojë një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar trjatim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri