Kurti sot në Suharekë, përuron një çerdhe bashkë me ministren Nagavci
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit Arbërie Nagavci, sot do të vizitojnë Suharekën.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Nagavci do të përurojnë një çerdhe atje, transmeton Zeri.info.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, marrin pjesë në përurimin e çerdhes në Suharekë”, thuhet në njoftim.
Ceremonia pritet të mbahet në orën 13:00, në lagjen “Fidanishte”. /Zëri